FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthimi i protestave, Rama në Shkodër: Ku ishin ambientalistët kur pyjet priteshin me sharra?

Në 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Socialiste në Shkodër, kryeministri Edi Rama u paraqit me një bluzë me flamingo. Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, teksa ngriti pyetjen se përse ambientalistët nuk kanë reaguar më parë.

”Si patriotë, këta u zgjuan një ditë dhe u bënë ambientalistë. Ku ishin këta kur në Shqipëri gjuhej ilegalisht? Ku ishin kur vriteshin përditë zogj dhe kafshë që normalisht janë specie të mbrojtura? Ku ishin kur Shqipëria kishte në fuqi ligjin e importit të plehrave? Ku ishin kur pyjet ishin shndërruar në vende ku dëgjohej vetëm sharra elektrike? Nuk i kërkon askush llogari atyre që asokohe ishin 10 vjeç. Por unë nuk e kam me ta.

E kam me ata që po bëjnë çmos që ta marrin peng dhe ta çojnë në një drejtim të panjohur atë sensibilizim të natyrshëm dhe krejt legjitim që papritur u zgjua për diçka që, sipas tyre, duhet rrëzuar e ndaluar, sepse morën vesh që ekziston një plan djallëzor për të shitur Shqipërinë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?