FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria e Kosova drejt Botërorit 2026, Rama poston foton e ëndrrës mbarëkombëtare

Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një moment historik, duke u kualifikuar të dyja në fazën “play-off” të kualifikueseve të Botërorit 2026, një arritje që vjen për herë të parë në të njëjtën periudhë për të dy ekipet kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto simbolike, ku paraqitet shqiponja dykrenare, simbol kombëtar e cila mban në njërin krah flamurin kuqezi të Shqipërisë dhe në tjetrin flamurin e Republikës së Kosovës, ndërsa në qendër vendoset trofeu i Kupës së Botës.

Postimi vjen si mesazh uniteti, frymëzimi dhe besimi në potencialin sportiv të kombit, teksa suksesi i dyfishtë shënohet si një kapitull i ri për futbollin shqiptar dhe atij të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?