FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria mirëpret botën, Rama poston videon: Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare 2026

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rikthimin e Javëve Kulturore Ndërkombëtare për vitin 2026, në edicionin e tyre të pestë. Ky event i shumëpritur pritet ta shndërrojë Shqipërinë në një skenë të madhe ndërkombëtare, ku artistë nga vende të ndryshme të botës do të sjellin performanca, ekspozita dhe aktivitete që pasqyrojnë kulturat e tyre.

Nën moton e bashkimit përmes artit, aktiviteti synon të krijojë ura komunikimi mes kulturave, duke sjellë emocione, ngjyra dhe histori që kapërcejnë kufijtë. Organizatorët bëjnë thirrje që publiku të qëndrojë i lidhur për më shumë detaje mbi programin dhe pjesëmarrësit.

Ky edicion pritet të jetë edhe më i pasur dhe më gjithëpërfshirës, duke e kthyer Shqipërinë në një pikëtakim të rëndësishëm kulturor në rajon dhe më gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?