Shuhet Servet Pëllumbi, reagon Elisa Spiropali: E mbajti PS në këmbë në kohët më të vështira
Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Servet Pëllumbit, duke e vlerësuar atë si një figurë me dinjitet dhe kontribut të rëndësishëm në jetën politike dhe institucionale të vendit. Në mesazhin e saj, Spiropali shkruan se Pëllumbi e përjetoi politikën me dinjitet, qetësi dhe përgjegjësi, duke theksuar rolin e tij në një nga periudhat më të vështira për Partinë Socialiste.
Mesazhi i plotë
Profesor Servet Pëllumbi e përjetoi politikën me dinjitet, qetësi dhe përgjegjësi.
Në një nga momentet më të vështira të Partisë Socialiste, kur lideri i saj ishte në burg, ai e mbajti opozitën në këmbë me vendosmëri e besim te vlerat e majta.
Si Kryetar Kuvendi, mbeti shembull i ekuilibrit dhe i një gjuhe që ulte tensionin dhe ngrinte nivelin e debatit, duke i dhënë politikës besueshmëri në kohë të vështira.
Do të kujtohet si një personalitet që i dha institucioneve respekt, mendim dhe peshë.
Prehu në paqe, Profesor!
KOHA JONË SONDAZH

