FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si të bëheni të pasur

Për t’u bërë të pasur nuk ka nevojë që t’ia nisni me shumë para. Të paktën kështu pretendojnë ata që janë milionerë. Përdorues të pasur kanë zgjedhur të japin këshillat e tyre në rrjetin social Reddit, disa prej të cilave mund t’ju surprizojnë.

Duke komentuar në postimin “Milionerët e Reddit, si u bëtë kaq të pasur?”, një prej tyre rrëfen se fillimisht nisi të vinte pasuri kur punonte si programues. Sipas tij, sekreti për t’u bërë të pasur qëndron në një fakt tepër të thjeshtë: bëni kujdes me shpenzimet.

“I përdora ato para fillimisht për të blerë shtëpi dhe më pas një ndërtesë në brigjet kaliforniane. Tani jam në të 40 -at dhe nuk ndihem shumë i pasur. Çuditërisht, kur bëj pazar, vijoj që të kontrolloj çmimet dhe kam në plan që të lëviz me ‘Jeep’ -in tim të vjetër derisa të vdes”, shkruan një përdorues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dikush tjetër rrëfen se kishte vënë mënjanë para duke treguar disiplinë, duke qenë se kishte punuar në ushtri që prej moshës 18-vjeçare. Sipas tij, çelësi është që të mbledhësh e të ruash. Mos shpenzoni derisa të keni mjaftueshëm para sa për të blerë një shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të kësaj këshille, një tjetër milioner shkruan. “Mos shpenzoni për të blerë makina të reja dhe mos u shqetësoni për atë që mendojnë të tjerët. Kurseni dhe investoni, bëjeni këtë gjatë gjithë kohës. Për mua ishte një proces i ngadaltë, por edhe interesant dhe zbavitës”.

Të tjerë të pasur këshillojnë që të mos nguroni për të jetuar kudo, kur bëhet fjalë për një punë më të mirë. Një mënyrë e mirë, gjithnjë sipas atyre që kanë miliona në bankë, është që të hiqni çdo muaj mënjanë para nga rroga, një shifër fikse.

Nëse keni borxhe, të pasurit këshillojnë që t’i hiqni ato sa më parë, vetëm atëherë do të mund të nisni që të vini diçka mënjanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?