FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Siguria ushqimore, Gjylameti: Standard i panegociueshëm i BE-së, asnjë produkt i rrezikshëm s’do të jetë në treg

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Blerina Gjylameti tha se siguria ushqimore është standard i panegociueshëm i BE.

Siguria ushqimore është standard i panegociueshëm. Asnjë produkt që rrezikon shëndetin e qytetarëve nuk do të jetë pjesë e tregut. Respektimi i kërkesave është i detyrueshëm për të gjithë dhe pa diferencime”, tha Gjylameti.

Gjylameti theksoi se standardet duhet të përmbushen brenda afatit dhe ky tranzicion duhet të shihet si mundësi zhvillimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida e parë është rritja e standardeve dhe stabilimenteve ushqimore. Standardet duhet të përmbushen në kohën e duhur ose do të mbeten jashtë BE. Ky tranzicion s’duhet të jetë barrë, por mundësi zhvillimi. Elementi kritik është menaxhimi i produkteve me origjinë shtazore dhe konsolidimi i thertoreve. Kjo garanton gjurmueshmërinë e plotë dhe eliminon rrezikun për kontaminim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Synohet ngritja e 4 laboratorëve dhe pajisja me mjete bashkëkohore dhe po investohet në rritjen e infrastrukturës në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kjo do të rrisë kohën, cilësinë dhe shpejtësinë e kontrolleve. Qëllimi është një sistem i matshëm dhe i drejtpërdrejtë”, tha Gjylameti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?