Situatë e qetë në Durrës, por Erzeni mbetet nën vëzhgim pas reshjeve

Situata në qarkun e Durrësit këtë të diel paraqitet përgjithësisht e qetë, megjithatë strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e pandërprerë për shkak të rritjes së nivelit të lumenjve dhe reshjeve të ditëve të fundit.

Sipas autoriteteve vendore, gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet shumë të ulët, ndërsa gjatë orëve të mëngjesit moti është paraqitur i kthjellët me vranësira të herëpashershme. Strukturat operacionale dhe grupet e emergjencave ndodhen në terren dhe po ndjekin situatën në koordinim të plotë me Shtabin e Emergjencave Civile.

Situata hidrike në Bashkinë Durrës

Swiss Digital Desktop Reklama

Lumi Erzen ka shënuar rritje të nivelit të ujit dhe ndodhet aktualisht në kuota maksimale, ndaj po mbahet në monitorim të vazhdueshëm për të shmangur çdo rrezik për përmbytje. Ndërkohë, lumi Ishëm paraqitet në kuota normale dhe pa problematika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata në Bashkinë Krujë

Në territorin e Bashkisë Krujë mëngjesi është paraqitur me mot të kthjellët dhe pa probleme të evidentuara. Në zonat malore, konkretisht në fshatin Cudhi, është konstatuar prania e borës, e cila ka mbuluar zonat më të larta. Gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët.

Lumenjtë Gjole dhe Zezë ndodhen në kuota normale, ndërsa grupet e punës vijojnë inspektimet në zonat problematike për evidentimin e plotë të dëmeve të mundshme.

Situata në Bashkinë Shijak

Edhe në Bashkinë Shijak strukturat vendore ndodhen në terren dhe po ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave Civile.

Mëngjesi është paraqitur i kthjellët me vranësira, ndërsa gjatë mbrëmjes së kaluar janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët. Në disa zona, përfshirë Shijakun, Sallmonen dhe Gjirin e Lalzit, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, por furnizimi është rikthyer dhe situata është normalizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?