Spiropali uron presidenten e re të Asamblesë së OKB-së: Shqipëria do të vijojë anëtare besnike e Kombeve të Bashkuara

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka uruar presidenten e re të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Annalena Baerbock, për marrjen e këtij posti të rëndësishëm.

Spiropali krahas urimit, shkruan se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare besnike e OKB-së dhe se do të vazhdojë që të jetë aktive për avancimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh urimet e përzemërta Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj në rolin e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një anëtare e besueshme e OKB-së, një kontribuuese aktive dhe besnike në ruajtjen e sigurisë, ruajtjen e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, e frymëzuar nga vlerat e lirisë dhe e bazuar në parimin e multilateralizmit”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?