Studenti nga Shkupi: Ne jemi një, shqiptarët nuk do të heshtin ndaj padrejtësive
“Ne jemi një dhe të tillë do qëndrojmë”, tha Besar Sejdiu, student i ardhur nga Shkupi në protestën e zhvilluar këtë pasdite në Tiranë në mbështetje të studentëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë zbatimin e ligjit të gjuhës shqipe në universitete dhe institucione. Sejdiu tha se ai që nisi si problem sot po kthehet në një ortek të madh qytetar e kombëtar.
“Nuk është as privilegj as kënaqësi që sot të jem këtu. Është obligimi ynë i përbashkët kombëtar që të themi të gjithë atyre që mendojnë se mund të na përçajnë si komb në Tiranë, Prishtinë e Shkup, se gabohen rëndë. Ajo që nisi si problem i kolegëve tanë në drejtësi, sot po kthehet në një ortek të madh qytetar e kombëtar.
Synim ka vetëm një gjë, zbatimin e plotë të barabartë të gjuhës shqipe, ashtu siç e garanton kushtetuta dhe ligji. Ne nuk kërkojmë privilegje, nuk kërkojmë mëshirë dhe as favore politike. Kërkojmë vetëm barazi dhe respekt për atë që na takon. Sot nga Tirana ka vetëm një mesazh. Ne jemi një dhe të tillë do qëndrojmë”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

