Suksesi nga skemat e AZHBR-së, Rama: Kantina ”Enofama”, investime dhe mbështetje për rritjen e eksporteve të verës shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna në kantinën ”Enofama”, ku sezoni i vjeljes së rrushit ka nisur. Sipas kreut të qeverisë, zhvillimi i vreshtarisë dhe prodhimit të verës mbështetet përmes skemave të AZHBR-së, duke nxitur rritjen dhe modernizimin e fermave dhe kantinave.

”Ka nisur sezoni i vjeljes së rrushit në vend. Zhvillimi i vreshtarisë dhe prodhimit të verës mbështetet përmes skemave të AZHBR-së, duke nxitur rritjen dhe modernizimin e fermave dhe kantinave. Kantina “Enofama” është një shembull suksesi i verës shqiptare në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, e mbështetur nga Programi IPARD, Kredia e Butë me Garanci Sovrane dhe Skema Kombëtare e Investimeve”,-shkruan Rama.

Marko Malia, sipërmarrës i ri në këtë kantinë, tregon se, familja e tij e nisi këtë aktvitet në vitin 1998 me ngritjen e vreshtave të para në një sipërfaqe prej rreth 3 mijë metrash katrorë. Ai tregon se sipërfaqja e kultivuar me vreshta ka arritur në 45 hektarë, ku një pjesë e konsiderueshme e prodhimit mbështetet te varietetet autoktone shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetja financiare për fermerët dhe bizneset e agropërpunimit synon rritjen e produktivitetit, përmirësimin e teknologjive, rritjen e cilësisë së prodhimit vendas dhe forcimin e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?