FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tenderi për Rrugën e Arbrit/ Çupi, Ramës: Shqiptarët nuk e hanë më sapunin për djathë

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, e ka cilësuar mashtrimin e radhës, veprimin e fundit të kryeministrit Rama, i cili ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugës së ‘Arbrit’.

Përmes një mesazhi në Facebook, Çupi thekson se shqiptarët janë popull i zgjuar dhe nuk do të gënjehen më nga mashtrimet elektorale të kryeministrit Rama.

Sipas saj Rama përmes tenderave fasadë, kërkon të mashtrojë qytetarët, por dibranët në 25 qershor do të rrëzojnë me votë qeverinë e gënjeshtrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria e fasadës bën tendera elektoral

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e fasadës përmes tenderave elektoral do të mashtrojë sërish Dibranët. Katër vjet e la në harresë qëllimisht , sot na kujtohet pikërisht në kulmin e fushatës.

I ka bërë llogaritë gabim. Dibranët janë të mençur, nuk gënjehen më, nuk e hanë sapunin për djathë Z. Rama.

Rruga e Arbërit është projekt që do lidhë Tiranën me Dibrën, e këtë do ta bëjë njeriu i veprave Lulzim Basha kryeministër”, shkruan Çupi në Facebook..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?