FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Toka dy vite në errësirë”, teoria e re për zhdukjen e dinozaurëve

Thuajse të gjithë jemi të njohur me teorinë se dinozaurët u zhdukën miliona vite më parë pasi një asteroid gjigand goditi tokën.

Por kjo teori ka ngritur gjithnjë pyetjen se si u zhdukën dinozaurët, të cilët nuk u prekën nga vala goditëse, speciet të cilat jetonin nën tokë apo në det, të cilat i kanë shpëtuar fuqisë vrastare që krijoi përplasja e asteroidit në tokë.

Sipas një grupi shkencëtarësh, asteoridi ka rënë mbi Meksikën e sotme duke sjellë një sërë tërmetesh, tsuname dhe aktivizimin e një sërë vullkanesh. Zjarret e shkaktuara krijuan një sasi jashtëzakonisht të lartë të blozës në ajër, duke errësuar Tokën.

Swiss Digital Desktop Reklama

E sipas tyre, kjo blozë mund të ketë qëndruar në atmosferë për afro 2 vite, duke sjellë kështu uljen e ndjeshme të temperaturave, e për rrjedhojë edhe zhdukjen e 3/4 të specieve në rruzullin tokësor, kryesisht dinozaurët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?