FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ulet niveli i papunësisë, INSTAT: Shërbimet, numrin më të lartë

Ulet numri i personave që janë të papunë në Shqipëri.

Të paktën sipas INSTAT që ka publikuar raportin për tremujorin e dytë të këtij viti vihet re se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në vend ka 1.6 % më pak shtetas të papunë.

Shkalla e papunësisë për tremujorin e fundit të 2017 llogaritet më e ulëta në 5 vitet e fundit. Shërbimet vijojnë që të jenë sektori me kontributin më të lartë në punësim çka mund të lidhet edhe me sezonin turistik i cili tashmë është në përfundim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportit të INSTAT në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 9 % në sektorin e shërbimeve dhe 2,5 % në sektorin e industrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bujqësia ndërkohë ka pësuar rënie të numrit të të punësuarve me 1.7% por një lajm i mirë është se është rritur niveli i punësimit të të rinjve. Për kategorinë 15 deri në 29 vjeç, ndryshimi vjetor është 3,5 pikë përqindje më i ulët.

Meshkujt mbeten me nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës. Sipas raportit të INSTAT shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat edhe pse punësimi i tyre mbetet pozitiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?