FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Agron Shehaj përplaset me Ballën, Manjën dhe Peleshin: Fytyra e hajdutit dhe ky që të ”pret veshët”

Këtë të hënë seanca e Sekretariatit të Etikës është përfshirë nga tensione, pas vendimit për përjashtimin e deputetëve të Partisë “Mundësia” nga punimet e Kuvendit.

Agron Shehaj ka shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta dhe mjaft të ashpra ndaj deputetëve të PS, duke e cilësuar vendimin si një hakmarrje politike të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

”Shiko çfarë po bëjnë, shërbëtorët e Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës, kanë vendosur përjashtimin e deputetëve të Partisë ‘Mundësia’ nga Kuvendi i Shqipërisë. Pse ikni zoti kryetar? T’ju vijë turp! Turp! T’ju vijë turp! Turp zoti kryetar, turp, turp, të të vijë turp”, deklaroi fillimisht Shehaj teksa iu drejtua drejtuesit të seancës”,-dëgjohet të thotë Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?