VIDEO/ Belinda Balluku: Prania Besnike pranë qytetarëve, PS-ja në Fier vijon punën edhe jashtë fushatës
Deputetja e Partisë Socialiste dhe drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, ka përcjellë një mesazh mbi mënyrën e organizimit dhe punës së strukturave socialiste në këtë qark, duke vënë theksin te prania e vazhdueshme pranë qytetarëve.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Balluku shprehet se prania e deputetëve dhe strukturave të PS në terren nuk duhet të kufizohet vetëm në periudhat elektorale, por të jetë pjesë e punës së përditshme.
“Prania besnike për të gjithë deputetët dhe strukturën e Partisë Socialiste të Qarkut Fier, është mënyra se si ne punojmë çdo ditë, por gjithmonë kemi vend për t’u përmirësuar, për të dëgjuar më shumë, për të qenë më pranë çdo qytetari, pavarësisht preferencave të tij politike”, shkruan Balluku.
Postimi i plotë
Prania Besnike për të gjithë deputetët dhe strukturën e Partisë Socialiste të Qarkut #Fier, është mënyra se si ne punojmë çdo ditë, por gjithmonë kemi vend për t’u përmirësuar, për të dëgjuar më shumë, për të qenë më pranë çdo qytetari, pavarësisht preferencave të tij politike.
Prania Besnike për ne është detyrë, është disiplinë edhe jashtë fushate, edhe kur fiken kamerat.
Ne nuk presim që qytetari të trokasë në derën tonë, por shkojmë ne tek qytetari. Kjo është fryma e skuadrës tonë, ky është rezultati i një analize të thellë, kjo është mirënjohja dhe detyrimi ynë ndaj qytetarit.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

