VIDEO/ Nostalgjia e Sanremos rikthehet në Durrës, Rama: Qytetarët rijetojnë magjinë e muzikës italiane
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga atmosfera e krijuar në Durrës, ku qytetarët dhe vizitorët rijetuan magjinë e muzikës së Sanremos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka shoqëruar publikimin me mesazhin: “Nostalgjia e Sanremos”, duke vënë theksin te lidhja e ngushtë kulturore dhe artistike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kreu i qeverisë ka sjellë në vëmendje përmes pamjeve atmosferën e mbrëmjes, e cila riktheu në Durrës emocionet dhe nostalgjinë e këngëve italiane të lidhura ndër vite me Festivalin e Sanremos.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 5076

