VIDEO/ Rama: Shkolla ”Kolë Idromeno” gati për nxënësit, vijojnë investimet në Shkodër
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla ”Kolë Idromeno” në Shkodër, e cila është bërë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se investimet në infrastrukturën arsimore në Shkodër po vijojnë, duke sjellë ambiente më moderne dhe kushte më të mira për nxënësit.
“Kolë Idromeno” është një prej institucioneve arsimore ku punimet kanë përfunduar, ndërsa ndërhyrjet vijojnë në shkollën “Ismail Qemali”. Sipas Ramës, në muajt në vijim investimet do të shtrihen edhe në shkollën “Skënderbej” dhe në gjimnazin “Oso Kuka”.
”Shkolla “Kolë Idromeno” në Shkodër, gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Ndërkohë, vijojnë punimet në shkollën “Ismail Qemali”, ndërsa në muajt në vijim investimet do të shtrihen edhe në shkollën “Skënderbej” dhe gjimnazin “Oso Kuka”. Investime konkrete për shkolla moderne dhe kushte më të mira për fëmijët e Shkodrës”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

