
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas incidentit ku një efektiv i Policisë së Shtetit është përfshirë nga flakët si pasojë e hedhjes së bombave molotov. Balla e ka cilësuar ngjarjen si tentativë për vrasje, ndërsa ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e institucioneve të drejtësisë ndaj rasteve të dhunës kundër forcave të rendit. “Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë”, shkruan Balla.