FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO / Veliaj “zbulon” profesionin e ri, talenti i panjohur i kryebashkiakut të Tiranës

Kryebashkiaku Veliaj ka treguar dje një tjetër aftësi të cilën nuk e kishim njohur. Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kryebashkiaku Veliaj nuk ka hezituar që të përgatisë edhe vetë pica, duke u kujdesur deri në detaje, jo vetëm për pjekjen në furrë, por edhe për asortimentet e ndryshme që e bëjnë një picë të shijshme.
Më pas, kreu i Bashkisë shpërndau picat tek Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” duke krijuar një atmosferë tejet festive për të vegjlit dhe vijoi më pas me shpërndarjen e tyre edhe në familjet në nevojë. “E keni parë Picajolin e ri të Properit. E kaluam bukur ditën dje me shokët e shoqet e Zyber Hallullit dhe në ndihmë të 400 familjeve në nevojë të Tiranës. U përpoqëm të bëjmë diçka konkrete se kjo i ndihmon njerëzit, jo sherret pa bazë e lagu s’e lagu! Festat janë një mundësi më shumë për t’u mbledhur së bashku dhe për të ndihmuar”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
VIDEO  / Veliaj “zbulon” profesionin e ri, talenti i panjohur i kryebashkiakut të Tiranës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?