Videolajm, çfarë po ndodh në Tiranë?

Ndryshe nga tre ditët e kaluara, këtë të premte, nxënës, studentë dhe protestues po marshojnë në rrugët e Tiranës. Siç shihet edhe në video nga gazetari i ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku, qytetarët kanë paralizuar qarkullimin e automjeteve. Po ashtu ata kanë nisur t’u vënë zjarrin koshave të mbeturinave, duke krijuar kaos dhe tensione.

Më herët ishte komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) që ishte pozicionuar tek Ministria e Arsimit, që zhvilloi një bisedë me protestuesit, duke deklaruar se do të verifikohen pamjet filmike dhe do të merren masa ndaj efektivëve që kanë hedhur gurë gjatë protestës. Ai tha se edhe djalin e vetë e ka në protestë.

”Nuk është e ligjshme që policia ka hedhur gurë. Do të shikohen filmimet dhe do të merren masa. Jam komandanti i FNSH-së, jap përgjigje vetëm për këto forca. Edhe unë kam djalin në protestë. Më lini të bëj detyrën! Do të ushqehet familja, do të zbatohet ligji, do të mbrohet shteti”, u shpreh ai gjatë bisedës me protestuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 58 (0.6%)
Jo 9878 (99.4%)

Vota totale: 9936