Volejboll plazhi në Durrës, Rama ndan pamjet: Sporti, rivaliteti dhe emocionet u bashkuan buzë detit
Durrësi u kthye në një arenë sportive buzë detit, teksa dita e parë e aktivitetit Beach Volley solli emocione në garën e zhvilluar në shëtitoren “Taulantia”. Dita e parë e garës u karakterizua nga një atmosferë e veçantë, me ekipet pjesëmarrëse në lojë, ndërsa publiku ndoqi nga afër ndeshjet dhe emocionet e garës.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aktivitet sportiv, duke u shprehur se dita e parë Beach Volley Durrës solli një atmosferë fantastike në shëtitoren “Taulantia”, ku sporti, rivaliteti dhe emocionet u bashkuan buzë detit.
”Dita e parë e Beach Volley, Durrës, me një atmosferë fantastike në shëtitoren “Taulantia”, ku sporti, rivaliteti dhe emocionet u bashkuan buzë detit. Volejbolli i plazhit solli momente të bukura për publikun sportdashës, duke e kthyer bregdetin e Durrësit në një arenë të vërtetë sportive”,-shkruan Rama.
Beach Volley Durrës organizohet me mbështetjen e bashkisë Durrës, Klubi Shumësportësh “Teuta” dhe Shoqata e Volejbollit “Teuta”. Aktiviteti synon të promovojë sportin dhe jetën aktive, duke e kthyer shëtitoren “Taulantia” në një pikë takimi për sportdashësit dhe pushuesit gjatë ditëve të fundit të sezonit veror.
KOHA JONË SONDAZH

