Zgjedhjet lokale 2027/ Partia Mundësia mbledh strukturat, Shehaj: Do të jemi në çdo Këshill Bashkiak

Partia Mundësia do të garojë me kandidatët e saj në zgjedhjet lokale të pranverës 2027. Agron Shehaj ka ftuar qytetarët që duan të kontribuojnë dhe të përfaqësojnë me ndershmëri komunitetet e tyre, t’i bashkohen partisë. Shehaj bëri të ditur se Mundësia ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 2027, me synimin për të siguruar përfaqësues në çdo këshill bashkiak në vend.

Postimi i plotë

Zgjedhjet vendore po afrohen! Partia Mundësia do të ketë për herë të parë anëtarë në çdo Këshill Bashkiak në të gjithë Shqipërinë. Bravo, Mundësia!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushdo nga ju që do të përfaqësojë në mënyrë të ndershme, besnike dhe me dinjitet komunitetin e tij, qytetin e tij në Këshillin Bashkiak, është i ftuar t’i bashkohet Partisë Mundësia.

Shqipëria, e ardhmja e Shqipërisë ka nevojë për kontributin e secilit prej nesh. Dhe Partia Mundësia është e hapur për këdo që do të japë kontributin e vet. Ju presim sepse na pret një punë shumë e madhe. Se sa anëtarë do të kemi varet nga puna jonë dhe nga vota që qytetarët do të na besojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?