Zjarri në pallat, prefekti Hajdari: Me ngjarje të rënda nuk bëhet politikë e ulët

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari inspektoi mbrëmjen e djeshme pallatin e djegur nga zjarri pranë Farmacisë 10, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara.

Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se ka urdhëruar Bashkinë e Tiranës dhe Emergjencat Civile për të qëndruar në gatishmëri për të ndihmuar banorët e pallatit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga flakët.

Lidhur me prononcimin e Prefektit në vendngjarje, kryetari i PD-së, Sali Berisha shkëputi një pjesë të prononcimit të Hajdarit, kur i përgjigjej pyetjes se ku do ta kalojnë natën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me statusin e kreut të opozitës, më mbrëmje vonë reagoi vetë Prefekti Hajdari, i cili shkruan “me ngjarjet e rënda, si kjo e sotmja nuk duhet bërë politike e ulet, duke nxjerr nga konteksti prononcimin tim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?