FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktorja e njohur rrëfen: Kur isha shtatzënë, bashkëshorti më ka rrahur 2 orë me rrip

Aktorja e dashur për publikun shqiptar për rolin si “Ahsen hatun” në serialin “Sulejmani i madhërishëm” ka folur për mediat turke duke zbuluar një detaj të dhimbshëm nga jeta e saj.

Rasti i vajzës së saj Aya, që u diagnostikua me kancer kur ishte 2 vjeç e gjysmë u komentua gjatë në media, pasi solli ndarjen me bashkëshortin.

Sipas CNN turk, Ceren Hindistan vuajti shumë këtë periudhë dhe ish-partneri i saj, biznesmeni Umit Aslan nuk e mbështeti aspak. Ajo rrëfeu se ai nuk ishte i pranishëm në netët që kalonin në spital dhe më pas zbuloi se kishte një romancë jashtë martese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë intervistës, aktorja rrëfeu dhe një detaj tepër të dhimbshëm për shtatzëninë e saj duke thënë: “Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip. Sapo dola nga dushi dhe kisha vetëm një peshqir. Rashë në tokë dhe po ruaja vetëm barkun. Nuk mund të vendosja kokën në jastëk për 3 net. Vendosa të ikja pa marrë asgjë me vete”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu vendosi të largohej nga shtëpia për të qëndruar te një mikeshë e saj, pasi familja i kishte kthyer kurrizin për shkak të kësaj romance. Tashmë është e lumtur që po shijon jetën me vogëlushen e saj Aya.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?