FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Binjakët që erdhën në jetë në dy dekada të ndryshme

Këta dy të sapolindur janë vërtet binjakë por nuk janë lindur në të njëjtën ditë, madje janë lindur në ditë, vite dhe dekada të ndryshme. Dawn Gilliam dhe Jason Tello nga Indiana kapërcyen vitet me një foshnje në krah dhe një tjetër rrugës.

Binjakët supozohej të lindeshin në mes të shkurtit por Gilliam shkoi në spital natën e ndërrimit të viteve sepse nuk po ndjente lëvizje në bark. Joslyn u lind në 23:37 më 31 dhjetor 2019. Fiks 30 minuta më vonë erdhi në jetë Jaxon, që do të thotë se ditëlindja do t’i regjistrohet më 1 janar 2020.

“Kemi bërë shaka dhe kemi thënë se interesante do ishte të lindnin në data të ndryshme. Ja ku jemi. Lindën në vite dhe në dekada të ndryshme. Pa dyshim shumë interesante. Jemi akoma pa fjalë”,-thanë prindërit. Joslyn dhe Jaxon janë ende nën kujdesin e mjekëve dhe do të shkojnë në shtëpi së shpejti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?