Burri nga Nepali shënon rekordin e radhës, ngjitet për herë të 25 në malin Everest

Një burrë nga Nepali, i quajtur Kami Rita, është ngjitur në malin Everest, për herë të 25-ë, duke shënuar kështu një rekord.

“Kami Rita vendosi një rekord të ri me ngjitjen për herë të 25 në malin më të madh në botë”, shkrua France Press.
Kami Rita u ngjit për herë të parë në Everest në vitin 1994 si pjesë e një ekspedite dhe që nga ajo kohë, ai është ngjitur thuajse çdo vit në malin 8.850 të lartë.

Ai kishte vendosur që ngjitjen për herë të 25-ë ta realizonte në vitin 2020, duke qenë se përkonte me ditëlindjen e tij të 50-ë, por, e anuloi këtë plan për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qëllimi im ishte të festoja ditëlindjen time të pesëdhjetë duke u ngjitur për herë të 25-të në të 50-at, por për shkak të COVID-19 nuk ishte e mundur. Kështu që unë e bëra ëndrrën time të vërtetë këtë vit”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithashtu u ngjit në disa maja të tjera më shumë se 8,000 metra, duke përfshirë edhe majën e dytë më të lartë në botë, K2 në Pakistan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?