Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Depolitizimi i opozitës apo djalli në djepin e qeverisë

Magazinë E premte, 23 Prill 2021 19:54
Depolitizimi i opozitës apo djalli në djepin e qeverisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ergys Mërtiri –

Karl Marks shkruante dyqind vjet më parë se njerëzimi merr përsipër vetëm aq problem sa mund të zgjidhë. Sipas tij problemi lind vetëm kur ekzistojnë kushtet për ta zgjidhur. Nëse nuk ka një zgjidhje, problemi nuk ekziston si i tillë.

Rama është pa dyshim një problem, madje më i madhi në historinë e këtyre 30 viteve. Qeverisja e tij ka qenë një dështim spektakolar, aq sa sot nuk na paraqet dot as një bilanc për të legjitimuar veten. Në këto kushte i duhet një alibi për të vazhduar dhe e kjo mund të bëhet vetëm duke mohuar problemin, nëpërmjet mohimit të një mundësie për zgjidhje. Pra, e vetmja gjë që i mbetet është të ushqejë perceptimin se opozita nuk është një alternativë qeverisjeje. Pra, qeverinë nuk ka kush ta zëvendësojë: “Ja iku Rama, – përsërisin vazhdimisht spinierët e tij të “paanshëm”, – kush do vijë?”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një sërë sloganesh që vetë Kryeministri riprodhon çdo ditë në fushatë synojnë të konstruktojnë pikërisht këtë perceptim. Ai ripërsërit vazhdimisht se “mua më kini, nuk ka tjetër” apo “ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”, duke e paraqitur qenien e tij në pushtet si determinizëm historik. Këtë e përforcon me pohime qesharake kur thotë se pushtetin nuk e do për vete, por për shqiptarët. Kjo do të thotë se, janë ata që kanë nevojë për Edi Ramën dhe jo Edi Rama për ta. Mandati i tretë është vetëm një akt bujarie i një Kryeministri altruist që sakrifikon duke ndenjur në pushtet për hir të popullit, për të mos e ndëshkuar atë me ikjen e tij!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo shpjegon edhe faktin, krejtësisht anormal, që qeveria bën fushatë negative. Duke mos gjetur dot asnjë fabul për të mbajtur pushtetin, ajo përpiqet të ushqejë publikun me bindjen se opozita nuk ekziston si një alternativë. Ajo është vetëm një ogur i keq, një makth që kërcënon qetësinë, zhvillimin dhe normalitetin e vendit. Në gjuhën e Kryeministrit, opozita përfaqëson gjithçka të ligë në historinë e këtij vendi, të cilin “Zoti vetë e ka qendisur”, sipas një projekti të mrekullueshëm, por që “dora e robit” e ka penguar. Opozita është pikërisht dora e ligë e këtij robi, që arrin të sprapsë edhe projektet hyjnore.

Mund t'ju interesojë

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Para 22 orësh
Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtetit Shqiptar

Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtet...

16 Nëntor 2026, 07:19
BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06

Problemi pra nuk është qeveria, por opozita: Ja iku Rama, kush do vijë?

Për ironi, paradokset mund ti zbulojmë më mirë duke gërmuar në kutinë e veglave retorike të vetë Kryeministrit. Kur fliste për reformën në drejtësi, pasi vendi mbeti pa gjykata, ai mendonte ndryshe: “Më mirë djepi bosh se djalli brenda”. Gjithashtu, edhe shumë analistë që mendojnë të njëjtën gjë, nuk e kanë problem të boshatisin djepin e opozitës duke e diskualifikuar atë si alternativë. Vetëm në rastin e qeverisë nuk pranohet zbrazëtia.

Paradoksi mund të rrotullohet edhe në krahun tjetër. Politika e spektaklit, e shoqëruar me këtë nivel inkriminimi të qeverisjes e bën, jo vetëm të pamundur, por edhe të panevojshme ekzistencën e opozitës si alternativë. Spektakli i mbivendoset realitetit dhe e asgjëson atë. Ai nuk njeh realitet tjetër përveç atij të spektakolarizuar dhe gjërat ekzistojnë vetëm për aq sa ato janë të shfaqshme në skenën e tij. Në kushte të tilla, një opozite i duhet të spektakolarizohet për të qenë konkurruese. Si rrjedhim asaj i duhet të zhvishet nga të qenit një alternativë qeverisëse. Oferta opozitare duhet të depolitizohet. Nëse ajo është politike, programore, ideologjike, nuk konkurron dot ndaj një qeverisjeje aspak të tillë, por thjesht spektakolare, përveç se korruptive, kriminale e autokratike.

Por, fiks në momentin kur absurdi e ka përkryer logjikën e vet, gjithçka kthehet përmbys. Në këto kushte, alternativa bëhet e parëndësishme. Një shtet i kapur plotësisht, një ekonomi e centralizuar në një dorë, një media e kontrolluar dhe mungesa e plotë e institucioneve të pavarura e funksionale, e bën të panevojshme ekzistencën e opozitës si alternativë. Rrëzimii këtij pushteti bëhet nevojë jetike duke e zhvleftësuar krejtësisht pyetjen “çfarë e zëvendëson atë?”.

Në një gjuhë anatomike, shoqëria bën atë që bën vetë trupi njerëzor në raste traumash të forta apo kërcënimesh: autofagia (vetngrënia), një mekanizëm mbrojtjeje që qeliza e aktivizon kur jeta e saj kërcënohet nga një rrezik. Ky mekanizëm bën që, kur organizmi sulmohet nga kanceri, diabeti apo parkinsoni, qeliza të ndërpresë të gjitha funksionet jojetësore në mënyrë që të ruajë energjinë qelizore për të luftuar çrregullimin. Zgjedhjet e 25 Prillit janë gjithashtu një proces autofagie ku nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveç eleminimit të kërcënimit që vjen nga kjo qeverisje. Pyetja se çfarë vjen pas saj, as që vlen të shtrohet në këtë moment.

Etiketat e lidhura

Ergys Mërtiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 6 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 6 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 6 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 6 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 6 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 6 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 7 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 9 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.