Dieta mesdhetare, më e mira në botë mes alternativave
Dieta mesdhetare është më e mira në botë dhe lë pas shumë alternativa të tjera. Ajo ka marrë vlerësimin e dietës më të shëndetshme në botë, në klasifikimin e 2020-ës, nga mediat amerikane.
Sipas ekspertëve, ajo parandalon dhe kuron diabetin, është e shëndetshme dhe ka në bazë perimet. Për më tepër, është një dietë që mund të mbahet lehtë, pa shumë mundim. Këta parametra kanë bërë që dieta mesdhetare të marrë çmimin e ushqimit më të mirë në botë.
Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga 2010, dieta mesdhetare ka triumfuar në mesin e 35 dietave të tjera falë efekteve pozitive mbi jetëgjatësinë dhe përfitimet e shëndetit, mes të cilave edhe humbja dhe kontrollimi i peshës, shëndeti i zemrës dhe sistemit nervor, parandalimi i kancerit dhe sëmundjeve kronike, parandalimi dhe kontrolli i diabetit.
Tek dieta mesdhetare është vlerësuar mbi të gjitha sasia e vogël e bukës, brumrave, frutave, perimeve, mishit, vajit të ullirit dhe gota tradicionale e verës e konsumuar në tavolinë.