FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dimri dhe patologjitë, Todhe: Mos ndërmerrni veprime të rrezikshme

Temperaturat tashmë janë ulur ndjeshëm duke sjellë edhe një rritje të personave të prekur nga virozat. I ftuar në “ABC e mëngjesit”, ortopedi Dritan Todhe ka folur për traumat e shkaktuara në këto muaj të ftohtë. “Në muajt e ftohtë frekuenca e traumave është më e shpeshtë. Në stinën e dimrit traumat hasen shpesh nga ata që janë të pakujdesshëm me shëndetin. Vitin e fundit çdo dy ditë kemi pasur trauma të cilat vinin nga sportet e skive”. Ndërkohë ai u bën thirrje qytetarëve të mos ndërmarrin veprime për të cilat nuk janë të trajnuar. “Pacientët të evitojnë aventurat, të mos hyjnë në garë me vetën apo të tjerët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?