Dita e Hashures, Baba Mondi: “Më shumë paqe, dashuri e vëllazëri”
Besimtarët bektashinj festojnë të mërkurën Ditën e Ashures, një ditë e shënuar në të cilën ata adhurojnë dhe i afrohen Zotit. Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmond Brahimaj, i bëri thirrje besimtarëve për më shumë paqe, dashuri e vëllazëri.
“Pa sakrifica dhe pa mundime nuk arrihet asgjë në këtë botë. Nesër festojmë ditën e madhe të ashures. Është një ditë përkujtimore për dëshmorët e Qerbelasë, të cilët dhanë jetën për dashuri dhe paqe. Unë uroj të gjithë bektashinjtë për dashuri, paqe e mirësi”, tha Baba Edmond Brahimaj.
Dita e ashures ka një dëmethënie të veçantë, me gatimin baza e të cilës është gruri.