FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotoja e Ivanka Trump me djalin e saj zemëron rrjetet sociale

Dje, Ivanka Trump postoi këtë foto në Twitter. Në krah mban të birin, Theodore, 2 vje. C’të keqe mund të ketë deri këtu? Epo, në momentin që flasim, në kufirin jugor amerikan nënat po ndahen nga fëmijët prej agjencisë së emigracionit, ICE.

Me urdhër të administratës së Trump, prindërit që kapen duke kaluar kufirin ilegalisht me fëmijët, do të ndahen prej tyre. Sado tronditëse të duket, ICE e zbatoi këtë urdhër dhe nga gjithë fëmijët që u ndanë nga prindërit, 1475 nuk dihet ku janë. Mijëra prindër nuk dinë ku i kanë fëmijët, a janë mire, a do t’i shohin apo jo më? Arsyeja pse njerëzit janë të nevrikosur është më e qartë tani. Ivanka e mban në krahë të birin dhe e di që asgjë e keqe s’do t’i ndodhë.

Komediani Patton Oswalt shkruan: “A s’është gjëja më e mirë në botë të përkëdhelësh të voglin tend”, përcjell anabel. Të dish ekzaktësisht ku është, i sigurt në krahët e tu? A s’është gjëja më e mirë në botë. Apo jo Ivanka? Apo jo?” Ndërsa një nënë tha: “Ti ke tre fëmijë, po ashtu dhe unë. Imagjino sikur një oficer i ICE të të marrë fëmijën dhe ti s’e sheh më kurrë. Kjo po ndodh falë politikave të babait tënd. Bëj diçka”. Asnjë reagim nga Ivanka Trump deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?