FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hapet në Kinë, kinemaja e realitetit virtual

Me zhvillimin e teknologjive të reja, bëhen realitet koncepte të cilat kanë hyrë tashmë në fjalorin tonë.

Kinemaja, për shembull, po përqafon ndryshime epokale: nga ekranet me mikroled, tmerrësisht të shndritshëm që do të zëvendësojnë sistemin klasik të projeksionit, në realitetin virtual.

Pikërisht realitetit virtual i dedikohet një sallë e para e llojit të saj në botë, që u inaugura në Pekin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kinemaja ofron kolltukë shumë të rehatshëm dhe të gjithë teknologjinë e nevojshme për të mundësuar që spektatorët të përjetojnë një eksperiencë virtuale në shkallë të lartë dhe pa kosto shumë të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm idea për të vajtur në kinema në shoqëri e më pas të “izolohesh” brenda një kaske, kjo lloj zgjidhjeje mund të na dhurojë në të ardhmen vizione kinematografike interaktive apo eksperienca virtuale në të cilat mund të jesh pjesëmarrës, nisur nga një bazë teknologjike e nivelit të lartë.

Për më tepër, kjo lloj kinemaje ka një avantazh shumë të madh: nuk je i detyruar të dëgjosh fjalët apo komentet e personave që ke rreth e rrotull.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?