FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I vjen sms nga telefoni i babit të vdekur

6 vite më parë një 37-vjeçar, i quajtur Stephen, humbi tragjikisht babain e tij të sëmurë me kancer në mushkëri. E 6 vite më pas, ai është habitur kur në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh ku shkruhej thjesht “test” nga numri i të atit. Ndërsa konfuzioni kaloi, ai ka kuptuar se mamaja e tij duhet të jetë duke përdorur telefonin e vjetër të babait.

Megjithatë SMS-ja i la pas një ndjenjë ankthi, e siç është shprehur vetë ai, ka ndezur emocione të vjetra. “U ndjeva i trishtuar, sepse ai më mungon. Nuk kalon asnjë ditë pa menduar pak për të, por ai mesazh më solli të tjera emocione” ka thënë ai për UniLad.

Ai më vonë ka treguar se fillimisht është shokuar kur ka parë që i ka ardhur mesazhi, për dy arsye: “E para sepse është e pamundur, pasi ka ndërruar jetë vite më parë. E dyta sepse dyshoj se ai dinte të dërgonte SMS kur ishte gjallë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë më vonë Stephen tregon se ka sqaruar situatën me mamanë e tij, e cila i ka kërkuar falje që nuk e kishte lajmëruar më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?