FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja çfarë do të shohim nëse shkrijnë akullnajat

Të gjithë kemi dëgjuar rreth ngrohjes globale dhe rrezikut që sjell një gjë e tillë. Por, kësaj herë do të flasim vetëm për një aspekt të ngrohjes globale shkrirjen e akullnajave, respektivisht çka del në shesh pasi që të shkrihen akullnajat, apo edhe akujt.

Në Norvegji, kur u shkri një akullnajë, në pah dolën artefakte të vjetra 1700 vjet, në formë të rrobave, dorashkave, mbathjeve, bile edhe skeleteve të kuajve. Në Itali, pas shkrirjes së një akullnaje dolën në pah kufomat e dy ushtarëve, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin vrarë me një të shtënë në kokë.

Në Alaskë, shkrirja e akullit zbuloi një bjeshkë, e cila kishte ekzistuar 2000 vjet më parë. Në Ande janë gjetur gjëra nga më të ndryshmet: kufoma njerëzish, shkallë, avionë, si dhe shumë mumie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani vonë është gjetur një avion i vitit 1947, ku piloti (kufoma) ende ishte në vendin e tij, i ruajtur shumë mirë nga akulli. Në Zvicër, pas shkrirjes së akullit, është zbuluar një mumie 4500 vjet e vjetër. Nëse kufoma ngrihet menjëherë ajo aty për aty shndërrohet në mumie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?