Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 11:52 Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit Vincent Kompany ka lënë spitalin pas pesë ditësh trajtim për shkak të meningjitit. Lajmin e ka konfirmuar Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Erion Veliaj
  • Kandidati për Tiranën
  • Paketa fiskale
  • Kaos në Kuvend
  • Ergys Agasi
  • Kufizime vizash
  • Erjon Vishkulli
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Erion Veliaj
  • Kandidati për Tiranën
  • Paketa fiskale
  • Kaos në Kuvend
  • Ergys Agasi
  • Kufizime vizash
  • Erjon Vishkulli
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Jemi deputete vetëm për shkak të kuotave”

Magazinë E shtunë, 29 Shkurt 2020 15:10
“Jemi deputete vetëm për shkak të kuotave”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Farie Fjolla –
Sipas mentalitetit të viteve ‘80 në Maqedoninë e Veriut femra nuk mundej të arsimohet, për më tepër të ishe një vajzë hoxhe, dhe të vazhdojë studimet konsiderohej si “gjynah”. Një hoxhë i asaj kohe nuk dërgonte djalin me studime e jo më vajzën. Në një bisedë me Mirsade Emini Asan-in, tregon se si i humbi katër vite duke u përpjekur të shkollohet, ndërkohë që fati i kthente shpinën. Por sot është deputete në parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe mjeke e përgjithshme me specializim për gjinekologji. Sa lehtë është për njeriun të dorëzohet dhe sa e vështirë duhet të jetë të ecësh përpara, të bën të kuptosh që jeta nuk është aq e thjeshtë e aq më pak e drejtë. “Rrëzohu shtatë herë dhe ngrihu tetë” mendoj se kjo është fjalia e duhur për të treguar forcën dhe vendosmërinë e zonjës që takova sot.
Ndryshe nga deputetet e tjera, Mirsadja e mori mandatin e saj në një mënyrë më të “vështirë”. Kurë u bë pjesë e partisë “Rilindja Demokratike Shqiptare” bashkë me bashkëshortin, asaj i erdhi radha të merrte postin si deputete. Kryetari i partisë në atë kohë, i kërkoi që vendin t’ia liroj një kolegu të tij. E ofenduar dhe e diskriminuar nga kjo kërkesë ajo e kundërshtoi, dhe për këtë shkak e larguan bashkë me të shoqin nga partia. “Jam konsultuar me shumë njerëz gjatë atyre dy javëve. Stres pagjumësi bashkë me bashkëshortin dhe në fund vendosëm ta marri mandatin se ishim ne te drejt. Tani më shajtën më shitën më blenë çfarë s’than, por unë bëra atë që duhej!”. Në 2014 ajo vazhdoi si një deputete e pavarur në parlament, dhe në të njëjtën kohë iu bashkangjit “Bashkimit Demokratik për Integrim”, “kandidova nga BDI si deputete e tyre në 2016 në listë isha e gjashta, i fituam zgjedhjet dhe ky është mandati im i dytë nga BDI-ja”. Ajo tregon që kundrejt femrave në politikë gjinia mashkullore është shumë e egër, “Jemi deputete vetëm për shkak të kuotave, që 40% duhet të jenë gra, përndryshe burrat nuk do donin të na venin, ose do të na lenin andej nga fundi që mos zgjidheshim kurrë”. Të gjithë besoj jemi në dijeni për përleshjen e 27 prillit 2017, ku kryetar i parlamentit u zgjodh një shqiptar. Për fatin e saj të mirë dhe të keq Mirsadja u ndodh aty. “Ishte një ditë e dhunshme, unë kam qenë në parlament dhe kryetarin e kemi zgjedh pa mikrofona sepse na hoqën energjinë elektrike, në këmbë e zgjodhëm dhe kur vazhduam të mbajmë presin filloi ai momenti i dhunshëm. Mendova “e gjallë prej këtu nuk do dal!”. Arsyeja pse iu fut politikës ishte përshkak se ajo shihte shumë padrejtësi që u bëheshin shqiptarëve, si në studimet e saja të para si në vendin e saj ku u kthye për të jetuar. ” Ne si studentë të Prishtinës u frymëzuam të luftojmë për të drejtat tona, jo se nuk ishim, por atje morëm një frymë tjetër, normal shifnim shumë padrejtësi!” Katër vite të humbura në pritje për të studiuar, dhe pesë vite të tjera në studime, ajo u diplomua vonë. Momentin që ajo kthehet në vendlindje, të gjithë e paragjykuan , ” Më ka goditur shumë kur dëgjova se po flitej që unë isha një 30 vjecare e pa martuar, u ndjeva e ofenduar. Por përsëri un isha krenare me arritjet e mia, un kisha një.” Mirsadja vjen nga qyteti i Tetovës, e lindur më 8 korrik 1965, fëmijërin bashkë me familjen e kaloi në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, deri në klasë të gjashtë. Më vonë u transferua në vendlindje, ku përfundoi shkollën fillore dhe të mesmen për mjekësi.
Asaj kohe ajo konkuroi dy vite rresht për mjeke në Shkup, por nuk u pranua kurrë. “Pas dy viteve që pauzova un u regjistrova në fakultetin e mjekësis në Prishrtinë. Isha e vetmja nga Maqedonia. Deri në vitin e tretë cdo gjë ishte në rregull, mirëpo ne vitin 89 ngjarjet e Kosovës sic i dimë ,na hynë masat e dhunshme dhe mbyllet fakulteti. Sërish mbeta në udhëkryq, sërish pauz.” Qëllimi i Mirsades ishte vetëm të mabroi fakultetin, ktheu dokumentet në gjuhën sërbo-kroate, dhe në Prishtin vitin e katërt e të pestë, ligjeratat i dëgjoi në atë gjuhë. Ajo flet shumë për këtë periudh, tregon padrejtësit që iu bënë nga profesorët, student të armatosur në klasë , frika që e pushtonte në atë ambient pasi askush nuk e dëshironte aty! Por kurrë nuk do ta harroj ditën që kolegët e saj i nxorën armët sipër bankës së klasës,” un rija dhe vetëm mendoja, nuk më dhimbsej vetja se do vdes, më e keqja ishte se nuk do ti dhimbesha askuj, as shqiptarve se do thonin mir e ka se shkoi atje, por as sërbve sepse vranë një shqiptare!” Në vitin 97 u punësua në shkollën e mesme të mjekësis në Tetovë ku jepte lëndë profesionale, por tendencat e saja ishin te punësohej si mjeke në spital. Ajo konkuroi për mjeke në qytetin e Gostivarit në 98-ën, aty ku u martua. Edhe pse ishte mjekja e parë shqiptare, nuk u pranua, pasi bashkëshorti i saj ishte kryetar i nëndegës së partisë opozitare në fshatin Cegran të Gostivarit(PPD) dhe kështu zakonisht funksiononte në atë kohë. Por që nuk e kemi harruar traditën! “Drejtori i shkollës ku po punoja në më tha që do ketë një konkurs për mjeke. Konkurova dhe më pranuan të punoj në spitalin e të riturve në qendër të Tetovës.” I njejti konkurs do të bëhej në Gostivar, ngaqë e kishte më afër me shtëpinë u regjistrua, dhe u pranua. Për te njejtën arsye, si herën e parë nuk e morën në punë, edhe pasi ajo i paditi dhe fitoi gjyqin suprem!
Vazhdoi të punoj si mjeke në tetovë deri në vitin 2006, atë vit fillon specializimin për gjinekologji në Shkup. Si gjinekologe punoi tre vite. Përshkak të impenjimit në politik duket se mjekësin e ka lënë në hije, ajo ka shumë kohë që nuk pranon pacientë të rinj.”Tani që jam në politikë nuk e kam vendosur akoma nëse do merem me njërën nga profesionet në të ardhmen , por sidoqë të jetë profesioni im më sollli këtu ku jamë, ajo më futi në politikë.” Vajza dhe djali i saj kan ndjekur gjurmët e nënës, studiojn për mjekësi ndërsa bashkëshorti është profesor i fizikës por momentalish drejtor në shkollën e mesme teknike të Gostivarit. Për shkak profesionit si mjeke pastaj duke punuar dhe si gjinekologe, më vonë dhe në politikë, Mirsadja nuk është se ka kaluar shumë kohë me familjen e saj, por është munduar që çdo kohë të lirë t’ua kushtoj fëmijëve dhe bashkëshortit. Pavarsisht punës të pandalshme që bën ajo është një grua familjare dhe për të familja është shumë e shenjtë. Pas çdo gjëje që kaloi ndërvite përsëri mundohet të luftoj për shqiptarët dhe të mbështesë gruan, ti tregoj këtij vendi se ka femra shumë të fuqishme, edhe më të fuqishme se burrat.

Mund t'ju interesojë

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

28 Tetor 2026, 06:46
Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59

Etiketat e lidhura

Farie Fjolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit
Para 11 minutash

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën
Para 18 minutash

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet
Para 40 minutash

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin
Para 45 minutash

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 16 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 17 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 15 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 16 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.