FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Massafra pranë familjeve që u prekën nga tërmeti, aktivizon Caritasin Shqiptar

Arqipeshkvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra, ka drejtuar mesazhe solidariteti nga Athina ku po merr pjesë në Asamblenë e Ipeshkvinjve të Europës.

Me lutjet për viktimat dhe të plagosurit nga tërmeti, Massafra në cilësinë e Presidentit të Caritasit Shqiptar, garanton përfshirjen aktive të kësaj strukture në lehtësimin e shqetësimeve dhe nevojave të familjarëve të tyre.

Massafra: Nga Athina, ku këto ditë po marr pjesë në Asamblenë e Ipeshkvinjve të Europës mbi temën e shpëtimit të krijesës, marr pjesë me dhimbje në gjendjen e krijuar mbas fatkeqësisë natyrore që ka goditur tokën tonë, duke shkaktuar viktima e dëme të konsiderueshme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam pranë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre dhe kanë pësuar dëme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do jenë të gjithë të pranishëm në lutjet e mia dhe në mirësinë e Zotit të mëshirshëm; por në të njëjtën kohë, si President i Caritas Shqiptar,  garantoj përfshirjen aktive të kësaj strukture në lehtësimin e shqetësimeve dhe nevojave të tyre.

Zoti pastë mëshirë dhe e ndaloftë këtë plagë që po godet në mënyrë të vazhdueshme tokën tonë dhe uroj që këto rrethana do të na ushqejnë dhe nxisin të gjithëve drejt ndihmës reciproke dhe solidaritetit vëllazëror, të cilat, në momente si këto, duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?