FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mathias Énard merr çmimin francez Goncourt

Çmimi Goncourt iu dha sot shkrimtarit francez, Mathias Enard, 43 vjeç, për romanin ”Busulla” (“Boussole”), që u kushtohet marrëdhënieve të pandërprera mes Lindjes dhe Perëndimit, njoftoi sot juria e çmimit më prestigjioz të letërsisë për botën frankofone.

Libri merret me jetën e Frantz Ritter, një muzikolog austriak insomniak i cili transferohet në Vjenë, për një sëmundje ende të paidentifikuar. Këtu ai kalon ditët e tij në një kërkim dashurie për një grua franceze. Ky është libri i nëntë i autorit.

Shkrimtari algjerian Boualem Sansal deri vonë ishte favorit për këtë çmim, me një libër që krahasohej për ngjashmërinë me “1984” nga Orwell.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, çmimi Renaudot iu dha Delphine de Vigan për romanin ”Pas një historie të vërtetë” (“D’après une histoire vraie”), sipas jurisë që jep këtë çmim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?