Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 09:34 Durimi për Spallettin po mbaron, Juventusi nis të mendojë për Conten Humbja 0-2 ndaj Genoas ka rikthyer shqetësimin në kampin e Juventusit. Pavarësisht se besimi te Luciano Spalletti duket ende i paprekur, drejtuesit e klubit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Me Ramën e kemi të sigurtë katastrofën

Magazinë E hënë, 16 Mars 2020 17:28
Me Ramën e kemi të sigurtë katastrofën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Red Varaku –

Edi Rama është psikologjikisht, moralisht edhe intelektualisht i papërshtatshëm për të qenë kryeministër i shqiptarëve, sidomos në këtë kohë ku çdo gabim sado i vogël rrezikon jetën e të gjithë qytetarëve .

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

28 Tetor 2026, 06:46
Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59

Kjo është arsyeja se pse shtatë vitet e tij në krye të vendit kanë qenë dizastër total. Ai ka dështuar në mënyrë spektakolare në çdo aspekt të qeverisjes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, nëse deri dje injoranca, paqëndrueshmëria psikologjike dhe demagogjia e Edi Ramës, mund të quheshin thjesht dështime, sjellja e tij në menaxhimin e kësaj pandemie mund të sjellë një katastrofë të paimagjinueshme humanitare.

U deshën 7 ditë që çdo qytetar të kuptojë në dorën e kujt kanë mbetur. Tani vetëm ideja që në krye të menaxhimit të kësaj krize kemi një njeri të tillë ka sjellë panik tek shumica e qytetarëve. Vështirë të gjendet një rast në botë të një kryeministri kaq cinik dhe të papërgjegjshëm, i cili ofron si zgjidhje për situatën joga përzier me gjoba dhe skërmitje dhëmbësh.

Sigurisht, Rama nuk mund të mbajë përgjegjësi për koronavirusin dhe sëmundjen që shkakton ai. As nuk mund të pretendojmë që ai mund ta ndalonte ardhjen e tij në Shqipëri.

Duhet pranuar që masat që ka marrë deri tani janë të domosdoshme për frenimin disi të përhapjes. Dhe absolutisht nuk duhet ta fajësojmë atë për çdo gjë, madje ky është një qëndrim që duhet ndaluar në këtë situatë emergjence.

Por, ai ka përgjegjësi absolute për neglizhencën totale të shtetit të paktën prej tre javësh paralajmërime nga opozita . Ai ka përgjegjësi për lejimin e lëvizjes me Italinë, për shpërndarjen e 1.2 milion maskave të skaduara, për gabimin në spitalin e Durrësit , për mungesat e tamponëve , për vendimin për të testuar pak njerëz, për mungesën e shtretërve. Por, përgjegjësia e tij më e madhe mbetet mosmarrja e asnjë mase për të garantuar sigurinë ekonomike të qytetarëve më të varfër të Europës.

Këto dështime kanë shkaktuar panik dhe pasiguri tek qytetarët, sepse dihet që nëse këto masa do të ishin marrë më herët, sigurisht që përhapja do të ishte frenuar shumë herë më shumë.

Në fakt ky njeri, në vend që të merrte masa, rrinte dhe bënte show dhe deklarata të papërgjegjshme, ku e mohonte realitetin e pandemisë dhe kërcënonte këdo që mendonte ndryshe.

Qytetarët i mbajnë mend mirë deklaratat e tij të papërgjegjshme, ku deklaronte se Shqipëria është e pregatitur për çdo skenar. Sigurisht që një politikan si ai nuk ka turp të gënjejë për çdo gjë, por të gënjesh për pandeminë nuk është njësoj si të gënjesh fjala vjen për rritjen ekonomike. Pandemia nuk e toleron rrenën dhe mashtrimin. Ajo e zbulon atë në mënyrë të pamëshirshme.

Por fodullëku dhe papërgjegjshmëria e tij vazhdon edhe pas zbulimit të rasteve të para. Ai nuk komunikon në zyrë, aty ku komunikon çdo njeri i përgjegjshëm që është në krye të detyrës, por komunikon i lumtur nga vila e tij dy milion dollarëshe në Surrel, duke dhënë një mesazh tepër të gabuar për kombin dhe ekonominë. Flet papushim i eksituar për luftë, gjoba, joga, kërcënime , pushime nga puna duke kontrabanduar frikë në çdo familje.

Është e qartë që ky është një dështim që nuk lidhet me mjekët dhe infermierët tanë heronj dhe as me policinë dhe ushtrinë , ata të gjithë janë në krye të punëve 24 në 24. Ky dështim lidhet kryesisht me mangësitë e mëdha që ka ky njeri në personalitet. Ai nuk e pranon të vërtetën dhe e ka të pamundur të jetë i sinqertë nëse nuk përfiton. Ai është mitoman, nevrastenik dhe impulsiv, nuk pranon gabime, ndaj e ka të pamundur të planifikojë me qetësi. Ai ka vendosur të qeverisë nëpërmjet panikut, sepse vetëm nëpërmjet tij mund të sundojë.

Në vend që të bashkojë kombin në këto momente katastrofe, në mënyrë të papërgjegjshme përpiqet të ndezë urrejtjen dhe përçarjen. Ky çrregullim në personalitet dhe kjo paqëndrueshmëri psikologjike e bën atë njeriun më të papërshtatshëm dhe njeriun më të rrezikshëm për këtë krizë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Durimi për Spallettin po mbaron, Juventusi nis të mendojë për Conten
Para 4 minutash

Durimi për Spallettin po mbaron, Juventusi nis të mendojë për Conten

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore
Para 12 minutash

Benet Beci: Hyrja e Shkodrës po transformohet, vijojnë punimet për shëtitoret dhe urat këmbësore

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmban rendi i ditës
Para 20 minutash

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmba...

Mitaj shkëlqen ndaj Juventusit, fitoi çdo duel ndaj Zhegrovës
Para 29 minutash

Mitaj shkëlqen ndaj Juventusit, fitoi çdo duel ndaj Zhegrovës

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 14 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 15 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 13 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 13 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.