FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mos u “mashtroni” nga dielli i mëngjesit, ja çfarë rezervon pasditja

Sipas parashikimeve shirat e rrëmbyer që kanë përfshirë të gjithë territorin këtë të martë do të vijojnë edhe gjatë pasdites.

Reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin. Sipas IGJEUM, në qarqet Dibër, Tiranë dhe Vlorë, reshjet do të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive. Në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive.

Ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë ato do të jenë të dobëta, por lokalisht mesatare. Reshjet do të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata, kryesisht në zonat malore. Shumica e reshjeve kanë nisur pasditen e së martës dhe do të vijojnë edhe gjatë ditës së mërkurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat minimale dhe maksimale gjatë ditës së mërkurë pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 21 °C, në vendet e ulëta: 13 / 23 °C dhe në vendet malore: 8 / 20 °C.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?