FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moti për nesër dhe në fundjavë, bëhuni gati të “plasni”

Meteorologët e Meteoalb, parashikojnë se moti në vijim, sot por edhe ditët vijuese, duke përfshirë edhe fundjavën pritet të ketë qëndrueshmëri ku paraditet do të vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare, ndërsa pas mesditës dhe orët e para të pasditeve, do të ketë fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor duke sjellë shira në zonat Lindore si edhe shira të dobët në zona të izoluara të Qendrës dhe Jugut.

Duhet theksuar se gjatë gjithë këtyre ditëve dhe kryesisht në fundjavë, kushtet e motit në bregdet mbeten të favorshme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë luhatje të lehta nga dita në ditë duke variuar nga 11 – 12°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në zonat Juglindore deri 31 – 32°C, maksimumi në disa qytete si Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?