FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nusja thyen të dy këmbët gjatë kërcimit: Harrova që nuk dija dhe aq mirë!

Teksa festonte në dasmën e saj, kjo nuse theu të dy këmbët pasi kërcimi që bëri nuk ishte ai që i duhej! 30-vjeçarja, Lyndsey Henderson mendoi se do të performonte në mënyrë të shkëlqyer me lëvizjet e famshme të këngës C’est La Vie, të viteve ’90-të, por rezultati ishte ndryshe.

Gjatë ceremonisë që çifti kishte zgjedhur ta organizonte në Santorini të Greqisë, nusja performoi para 100 të ftuarëve. Kur kuptoi se nuk ishte dhe aq elastike sa mendonte, ishte tepër vonë, pasi të dyja këmbët kishin dëmtime serioze.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte kënga ime e preferuar dikur dhe doja se s’bën ta kërceja. Mendova se po bëja freestyle, por përfundova në tokë. Në fillim se kuptova çfarë ndodhi. Vazhdova të kërceja edhe 6 këngë të tjera, por dhimbja vinte e shtohej.”- ka treguar ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas incidentit, nuses i janë dashur plot 6 javë që të marrë veten. E pyetur se ç’mendon dhëndri për këtë, ajo tha se që nga dita e dasmës s’ka bërë gjë tjetër përveçse të kujdeset për këmbët e thyera.

“Në fund të fundit, premtuam në të mirë e në të keq, në shëndet dhe sëmundje!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?