Pas më shumë se 30 viteve ndalesë gjuetie, në Japoni ka rifilluar gjuetia e balenave.
Rifillimi i gjuetisë është bërë pas miratimit të një ligji, i cili ri mundëson kapjen e balenave jo vetëm për hulumtime, por edhe për konsum.
Raportohet se vetëm të hënën, gjuetarët kanë kapur 2 balena.
Gjuajtja e balenave në Japoni ishte ndaluar në vitin 1988. Vendimi ka ngjallur frikë globale për fatin e kësaj specie.
