Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 11:52 Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit Vincent Kompany ka lënë spitalin pas pesë ditësh trajtim për shkak të meningjitit. Lajmin e ka konfirmuar Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse u pushkatua inxhinieri që hapi laboratorin e parë kimik në Shqipëri

Magazinë E diel, 1 Mars 2020 01:08
Pse u pushkatua inxhinieri që hapi laboratorin e parë kimik në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Veç gruas franceze, Odette, Niko Lezo solli nga Tuluza edhe shumë njohuri, që nisi t’i vinte menjëherë në jetë. Ai ngriti laboratorin e parë kimik në vend. Centralin e parë elektrik të Tiranës. U angazhua në politikë dhe u dënua si antifashist. Por regjimi komunist, mbuloi me hije të gjitha arritjet e tij profesionale, duke vendosur ta pushkatonte më 26 shkurt 1951.

Pas pushkatimit të 21 burrave dhe Sabiha Kasimatit, mesnatën e 26 shkurtit, familjet e tyre, të ndara grupe-grupe, u dërguan në vendet e internimit që ishin caktuar për ta. Në një nga këto grupe që zbarkoi në Lushnjë, ndodhej edhe një grua franceze. Megjithëse jetonte prej gati 30 vitesh në Shqipëri, ndoshta ende në të folurën apo stilin e saj, dallohej diçka e huaj që i ka tërhequr vëmendjen një prej fëmijëve të atij grupi, Seitit, i ati i të cilit, Reiz Selfo, ishte pushkatuar me bashkëshortin e saj, Niko Lezon.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

28 Tetor 2026, 06:46
Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59

Seiti e përmend në librin e Uran Butkës “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, kur tregon se bashkë me ta, në ditët e para kur sorrollateshin rrugëve të Lushnjës, para se t’i çonin në një haur, në lagjen “Stan”, ishte dhe “një zonjë franceze, Odette Lezo me qenin e saj, Scleme”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Odette ishte vajza me të cilën ishte dashuruar dhe martuar Niko Lezo në fillim të viteve ’20, në Tuluzë, ku ai kryente studimet për inxhinieri kimike dhe të cilën më pas e kishte sjellë në Tiranë. Fëmija i parë, vajzë, u kishte lindur në Francë, ndërsa në Tiranë u bënë prindër edhe të një djali, Vankos. Vajza më pas ishte martuar me një italian dhe bashkë me origjinën e Nikos, i cili ishte minoritar grek, i bënin të shumta fijet që e bashkonin këtë familje me botën imperialiste. Nëse goditej Niko Lezo, që ishte në qendër të tyre, atëherë e gjithë rrjeta, ajo që ekzistonte veç në mendjet e udhëheqësve komunistë, zhbëhej. Dhe kështu u bë.

Më 23 shkurt 1951, ish-deputeti i Delvinës dhe antifashisti i internuar nga pushtuesit italianë, arrestohet dhe dënohet me pushkatim nga qeveria e shtetit të tij.

Ai u arrestua pas shpërthimit të bombës në Ambasadën Sovjetike, por akuzat nuk kishin të bënin fare me bombën. U akuzua, siç shkruan Uran Butka në librin e tij “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, si shtresë e pasur, si deputet i Delvinës në kohën e Nolit, si i dyshimtë për marrëdhëniet e tij me misionet anglo-franko-greko-italiane, por edhe sepse gruaja e tij franceze një ditë ishte parë në plazhin e Durrësit, sigurisht “për t’u lidhur me misionet e huaja” dhe se ai vetë kishte lidhje me elementë reaksionarë që ndodheshin të burgosur si Skënder Çilka, Petro Marko, Mane Kareco etj…

U dënua “për pjesëmarrje në organizatë terroriste, për hyrje në shërbim të spiunazhit imperialist, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për nxitje për luftë”. Ai i mohoi akuzat për terrorizem dhe lidhjet me të huajt, veç atyre familjare, apo vizitave që shokët e dhëndrit i bënë në shtëpi me rastin e fejesës së vajzës. Sa për të tjerat, nëse ato do të ishin arsye për ta dënuar me pushkatim, atëherë nuk kishte asnjë mundësi për t’u mbrojtur.

Dhe nuk mund të mbrohej. Bashkë me 21 persona të tjerë, u çua drej vendit të pushkatimit edhe pse, si edhe të tjerët, nuk kishte bërë asgjë për të marrë atë dënim. Dhe pse vetëm 60 vjeç, ishte një ndër më të moshuarit e këtij grupi që u dënua me pushkatim.

Nëse sot përmendim emrin e Niko Lezos, kujtesës kolektive mund të mos i thotë asgjë edhe pse gjatë 30 viteve që jetoi në Shqipëri, pas kthimit nga Franca, ai u bë nismëtar i disa veprave, të cilat më parë nuk ekzistonin në Shqipëri. Ai themeloi laboratorin e parë kimik në vend dhe në vitin 1923 u dekretua nga Këshilli i Naltë i Shtetit Shqiptar, drejtor i këtij laboratori.

Punoi për vite me radhë në këtë laborator, me ndërprerjen e viteve të internimit gjatë pushtimit fashist, madje edhe pas luftës, kur laboratori kaloi nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Niko arriti të bëhej edhe kryetar i Degës së Studimeve në Ministrinë e Industrisë. Gjithashtu, siç shkruan i biri në kujtimet e tij, Niko Lezo ka ngritur edhe centralin e parë elektrik në Tiranë. Jo vetëm kaq. Nga Franca, Niko nuk kishte sjellë vetëm njohuritë si inxhinier kimist, por edhe mënyrën e të jetuarit. Emri i tij përmendet në një artikull të gazetës Minerva, të vitit 1932, me autor Nebil Çikën, si njeriu që ngriti kabinën e parë të pushimit në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, që do të kthehej më pas në një nga plazhet më të njohur në vend.

Në kujtimet e tij, i biri Vanko Lezo, përmend edhe angazhime të tjera të të atit, në disa drejtime: në atë shoqëror, për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek të cilit i përkiste, por dhe në atë industrial, pasi Nikoja ngriti në oborrin e shtëpisë së tij një impiant të prodhimit të gazit sulfuror, që përdorej për frigoriferët. Mbështetëse të fortë kishte sigurisht Odette-ën që shkurtin e vitit 1951 do të mbetej vetëm, pa bashkëshortin, në një vend që, edhe pse kishin kaluar 30 vite, nuk mund të quhej i saji, aq më pak rrethinat e Lushnjës, që me siguri i shihte për herë të parë dhe ku duhet të jetonte në një haur.

U internua edhe i biri, Vankoja. Nuk u lejuan të merrnin asgjë me vete, por ja që Odette kishte mundur të merrte të paktën qenin e shtëpisë, një mik, dashuria e të cilit do e ndihmonte më shumë sesa kurrë, në një kohë kur të gjithë i largoheshin familjes së armikut.

Megjithëse tani është zbuluar e vërteta, përsëri pak dihet për njerëzit që u pushkatuan mesnatën e 26 shkurtit. Pak mund ta dinë që pas laboratorit të parë kimik dhe centralit të parë elektrik në Tiranë, qëndron Niko Lezo, ky njeri që në Tiranë mund t’ia lexojmë emrin, vetëm te varri i përbashkët i viktimave të 26 shkurtit te Varrezat e Dëshmorëve dhe në pllakën përkujtimore në ndërtesën e ish-Legatës së Bashkimit Sovjetik, sot Ministria e Arsimit./kujto.al

Etiketat e lidhura

Niko LezoOdette
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit
Para 3 minutash

Kompany lë spitalin pas 5 ditësh, drejtori sportiv i Bayernit zbulon gjendjen e trajnerit

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën
Para 10 minutash

PS miraton mes tensioneve projektligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet
Para 32 minutash

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin
Para 37 minutash

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 16 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 17 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 15 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 16 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.