FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Që të quhesh kundër Edi Ramës, duhet të jesh pro tij

Nga Astrit Patozi –
Është, pa as më të voglin dyshim, një gjigand i pakonkurrueshëm i mendimit politik shqiptar për të gjitha kohërat. Sot paska thënë se “ata që janë kundër sistemit, po i shërbejnë propagandës së Edi Ramës”. Që do të thotë se duhet të biesh dakord me Edi Ramën për ruajtjen e statuskuosë, siç ka bërë ai vetë, që të quhet se je kundër tij.
Dhe hajde pastaj bëj debat pas kësaj fraze legjendare! Ia vlen më mirë të dorëzohesh dhe të duartrokasësh, duke e konsideruar veten me shumë fat që ke jetuar në epokën e tij. Sepse duhet talent i rrallë që të shqiptosh fjali kaq hijerënda live para kamerave dhe pa t’u dridhur qerpiku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?