FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qentë radioaktivë të Çernobilit (FOTO)

Më 26 prill të vitit 1986 një avari në centralin bërthamor të Çernobilit do të shkaktonte atë që njihet si aksidenti më i madh nuklear i ndodhur ndonjëherë. Shpërthimi i papritur vrau menjëherë 31 persona, kryesisht punonjës të centralit, ndërsa deri në vitin 2011, 15 është shifra zyrtare e vdekjeve të shkaktuara nga radioaktiviteti i lëshuar në mjedis.

Menjëherë pas shpërthimit reagimi i parë i autoriteteve ishte vendosja nën karantinë e zonës. Banorët në një rreze të gjerë u zhvendosën me shpejtësi dhe shumica e tyre vetëm me rrobat e trupit veshur.

Autoritetet sovjetike në atë kohë ndaluan tërheqjen e çdo gjëje të gjallë, përfshirë këtu edhe qentë shtëpiakë, të cilët çuditërisht mbijetuan dhe evoluuan duke formuar sot komunitetin e qenvë të Çernobilit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kufijtë e zonës së ndaluar, një grup aktivistësh kanë ngritur një qendër veterinare për t’u ardhur në ndihmë këtyre qenve. Sipas tyre, janë me qindra qentë që kanë numëruar deri më tani. Pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë më shumë se 5 vjet për shkak të radiacionit të lartë në organizëm, por edhe vështirësive për të gjetur ushqim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?