FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ringjallet “bisha” e James Bond, shikoni si duket ajo

Nuk është aspak një shaka. “Është një fantazi për koleksionistët”, thotë Andy Palmer, President i Aston Martin, markës historike britanike që ka vendosur të prodhojë 25 njësi të Aston Martin DB5, modeli legjendar që është parë në filmat James Bond.

Për herë të parë, ky mjet fantastik u shfaq në “Goldfinger” të vitit 1964. Tani, do të dalë në treg në vitin 2020 dhe do të kushtojë plot 3,7 milionë euro.

25 makinat Aston Martin DB5 do të kenë ngjyrë gri dhe do të kenë të gjitha pajisjet që DB5 ka pasur në filmat e agjentit 007, përfshi këtu automatikët e fshehur, që sigurisht nuk do të jenë armë të vërteta zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?