FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studimi: Turizmi, katër herë më i dëmshëm për planetin nga sa mendohej më parë!

Turistët anë e mbanë globit po bëjnë gjithnjë e më tepër dëm për planetin nga sa mendonim më parë, thënë kjo pas një studimi të ri I cili ka marrë në konsideratë vetëm miljet ajrore.

Në një raport të botuar në revistën Nature, kërkuesit përcaktuan se turizmi përbën 8 për qind të emetimeve globale të karbonit.

Shifër kjo e cila është tri herë më e madhe se vlerësimet e mëparshme, ku gjurmët e karbonit janë në rritje me katër herë më shpejt se sa mendohej nga 2009 – 2013, raporton CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studiuesit të cilët e përshkruajnë turizmin si “një çështje me të ardhura të larta” thonë se panë emetimet e prodhuara nga aktivitetet e ngrënies, pazareve dhe transportit lokal të turistëve në 160 vende të botës, si dhe udhëtimi ajror i përfshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hulumtuesi kryesor Dr. Arunima Malik nga Universiteti i Sidneit tregon për BBC se turizmi është përgjegjës për deri në 80% të emetimeve në vende si Maldives dhe Seychelles.

Shtetet e vogla ishullore janë në një pozicion mjaft të vështirë pasi janë vende të cilat mbështeten shumë te të ardhurat nga turizmi por njëkohësisht janë edhe më të ndjeshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?