FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Syni m’qeshë”, rikthehet fuqishëm Mateus Frroku

Sapo ka publikuar projektin e radhës. Një riardhje e guximshme dhe sfiduese me “Syni m’qesh” e Mateus Frrokut. Një rikthim për të shënuar një tjetër piketë në synimet dhe ambiciet e tij artistike. Nën trysninë e nevojës për komerç, kjo këngë në tërësinë e komponentëve shpërfaq vijimësinë e ngjitjes artistike të autorit, të rritjes së tij profesionale dhe ruajtjes së tiparit dallues, si nëpërmjet vokalit ashtu edhe përmes muzikës dhe tekstit. “Syni m’qesh” vjen në këtë fillim sezoni për të rivlerësuar pozitat e këngëtarit në tregun e madh të muzikës. Mateus Frroku, provon me këtë album se ai tashmë është një faktor në galerinë e promocionit dhe vlerës, me të cilat kënga shqiptare sa vjen e pasurohet, duke ruajtur identitetin e vet përballë rrymave dhe stuhive transformuese dhe tjetërsuese, vërshuar nga koha dhe perimetri i zgjeruar i interferimit. Kënga “Syni m’qesh” është një dozë e shtuar hareje dhe ngjyrash, adrenaline dhe shpengimi në rërë e nxehtë dhe diellin përvëlues të plazheve./A. Vataj/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Mateus Frroku - Syni m'qesh (Official Video)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?