FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendet me më shumë ditë pushimi në vit, ja ku renditet Shqipëria

Me 14 ditë pushimi zyrtare në vit, Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë. Sipas “Worldatlas”, Evropa llogarit mesatarisht nga 9- 15 ditë pushimi zyrtare, dhe që quhen rëndom festa kombëtare. Këto ditë janë të paguara, dhe në rast se njerëzit punojnë gjatë tyre, paguhen më shumë.

Një përjashtim bën Mbretëria e Bashkuar, ku ditët zyrtare të pushimit nuk janë të detyrueshme për punonjësit. Nëse ata zgjedhin të punojnë gjatë këtyre ditëve nuk përfitojnë pagesa shtesë. Por britanikët nga ana tjetër, kanë më shumë ditë leje të zakonshme, në krahasim me vendet e tjera europiane.
Ndërkohë vendet tona fqinje Greqia dhe Italia, kanë përkatësisht nga 12 ditë pushimi.

Në botë, vendi me numrin më të madh të ditëve zyrtare të pushimit është Kamboxhia me 28 ditë, e ndjekur nga Sri Lanka me 25, dhe India me 21 ditë. Psikologët thonë se ditët e pushimit, shërbejnë për të rritur ndërveprimin social, dhe produktivitetin në punë.
Por, kanë edhe anën tjetër të medaljes, pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve nëpër banka, apo edhe tek njëfarë letargjie e punonjësve kur rikthehen në vendin e punës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?