Zbulohet vendi me ajrin më të pastër në botë

Sipas studimeve të kryera në dekadën e fundit, rreth 80% të njerëzimit jeton në vende ku ajri që frymojnë tejkalon limitet e ndotjes të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekzistojnë ende vende në planet, ku mrekullisht ndikimi i shoqërisë njerëzore nuk ka mbërritur dhe ajri është i njëjti që mundësonte frymëmarrjen mijëra vite më parë. Studiuesit e universitetit të Kolorados kanë zhvilluar një studim unik, në kërkimin e vendeve me ajrin më të pastër në planet dhe fatkeqësish kanë piketuar shumë pak “oazë” të tilla.

Sipas studimit, një zonë që rrethon pjesë të Antarktidës ka rezultuar pothuajse totalisht e çliruar nga ndotja. Rezultati ka dalë pas udhëtimeve të shumta të kryera në atë pjesë të planetit, dhe janë publikuar të hënën në revistën Shkencore e Akademisë Kombëtare të Shkencës në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?